Pas përfundimit të fjalës së liderit të PD, Lulzim Bashës situata është irrituar dhe protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin policor. Policia ka reaguar nga ana tjetër duke i bërë thirrje për qetësi qytetarëve protestues.
Thirrja e policisë:
Policia, thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës
Te nderuar qytetarë,
Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.
Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.
Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë
Të nderuar organizatorë të tubimit:
Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë