Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Basha: Nuk do të ketë kompromise tavolinash, shteti është sovrani

Lapsi.al 13 April 2019
Basha: Nuk do të ketë kompromise tavolinash, shteti është

Kryedemokrati Basha tha se nuk do të ketë kompromis për ëndrrën e shqiptarve ‘për Shqipërinë si gjithë Europa’ . Basha tha se e vetmja pengesë për një Shqipëri Europianë është kjo qeveri, të cilën ai e konsideroi si simbol të dhunës e vrasjes së shpresës së çdo shqiptari. Nga sheshi përpara kryeministrisë, Basha iu drejtua Ramës, me fjalët se nga sot, shteti e ligji është sovrani i derdhur në këtë shesh.

“8 javë më parë ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës, u ngritët në bashkimin më të madh të 16 shkurtit, ne iu përgjigjëm me aktin më të madh djegien e mandateve largimin nga strofkulla nga e korrupsionit. Sot koalicioni i maxhorancës absolute. Ne partitë e opozitës, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga Shqipëria e shumicës së grabitur, së dhunuar shkon përtej nevojës akute për një rotacion, rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë, për të cilën kemi patur edhe zhgënjime, sot është dita të mos bëjmë më kompromis, kurrë me asgjë më pak se standarte për drejtësi, e zgjedhje të ndershme.

Kurrë më asgjë më pak se standardet europiane të lirisë, të ekonomisë, vende pune me kushte dinjitoze për shqiptarët. Le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, ta degjojnë nga të gjithë këtu ne, ta dëgjojnë miliona shqiptarë, ta dëgjojë Bota se nuk do të këtë komprosim me endrrën tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Pengesa e vetmë për  Shqipërinë si gjithë Europa, është qeveria e krimit, asgjesimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike, asgjesimi i gjykatës kushtetuese, është mungesa e gjykatës së lartë, garante e lirive të qytetarëve shqiptarë. Me 40 mijë dosje Gjykata e lartë nuk jep dot drejtësi sepse nuk eshte e republikës së Shqipërisë, është shkatërruar për t’i vënë minat shtetit ligjor. Vota është themeli i demokracisë, kjo qeveri është pengesa dhe numër një për zhvillimin e cdo shqiptari. Ju sot në shesh e dini fare mirë me Ramën nuk ka shtet, s’ka zhvillim po vetëm dhunim e shkatërrim, vrasje të shpresës. I themi sot atij e bandës  që sot nuk jeni më shteti jeni antishteti, nuk jeni ligji jeni antiligji, jeni padrejtësia, që sot e tutje shteti është sovrani i derdhur në këtë shesh.” -u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI