Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Basha në protestë: Muzgu i zi ra për Ramën, lumi i sovranit e ka rrethuar

Lapsi.al 13 April 2019
Basha në protestë: Muzgu i zi ra për Ramën, lumi i sovranit

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës tha se për kryeministrin Rama ka rënë muzgu i zi.

"Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni, ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit.

Bashkë me këtë vërshim të paparë dhe padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnikë. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme.

Një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi ruspat për të prishur shtëpitë dhe për tu pasuruar.

Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim. Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar. Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e gegëve dhe toskëve, e të djathtës dhe të majtës që i thotë ndal shporës së Ramës dhe bandës së tij", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI