Flash

Operacion policor në Elbasan, shkatërrohet grupi kriminal

Lapsi.al 12 April 2019
Operacion policor në Elbasan, shkatërrohet grupi kriminal

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe kryeqytet nga policia e Shtetit. Deri më tani janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë.

Për 5 prej të shoqëruarve ka urdhër arresti. Dy prej të arrestuarve janë Agron Qafa dhe Lavdosh Demaj. Njëkohësisht mësohet se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.

Po kështu mësohet se është gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë që ata posedonin. Ndërkohë që policia dyshon dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Elbasan dhe disa qytete të tjera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI