Flash

Efekti domino i grabitjes në dobësimin e valutave, euro shënoi sot rënien më të madhe ditore që nga qershori i 2018-s

Lapsi.al 12 April 2019
Efekti domino i grabitjes në dobësimin e valutave, euro shënoi

Ndikuar nga grabitja e bujshme e shumës së konsiderueshme prej 8 milionë eurosh në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”,  rënia e valutave të tjera kundrejt lekut vazhdon të shënojë ritme të përshpejtuara.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një monedhë euro u këmbye sot me 123.58 lekë, duke pësuar kështu një rënie prej 0.62 lekësh krahasuar me tri ditët e mëparshme. Sipas historikut të të dhënave të BSH-së, kjo rezulton të jetë rënia më e madhe ditore e euros që prej qershorit të vitit të kaluar.

Ekspertët bankarë pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënieje të valutës së euros në veçanti, shpjegohet me faktin që pas grabitjes, bankat nuk mund të transportojnë më para jashtë vendit. Për rrjedhojë, janë bërë më pak transaksione këmbimi.

Sikurse edhe dje, për shkak të dobësimit të ndjeshëm të euros, tregu valutor është përshkuar nga një rënie e efektit domino të të gjitha valutave pa përjashtim kundrejt monedhës vendase. Në vetëm tre ditë, monedha e gjelbër ra me 1.5 lekë, ndërsa më pak të cënueshëm ishin paundi me humbje prej 1.11 lekë dhe franga zvicerane me 0.63 lekë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI