Flash

Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Lapsi.al 12 April 2019
Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për

Një lajm i keq vjen për vendin nga Holanda, ku shumica parlamentare ka votuar pro-rikthimit të vizave për shqiptarët.

Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës dhe emigracionin e paligjshëm.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media holandeze. 

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim që mori parlamenti holandez.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.

Të këshilluara

Alarm për bombë në parlamentin grek

Policia greke të premten në mëngjes mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim. Telefonuesi tel...

08:38

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI