Flash

Koço Kokëdhima shpall kandidaturën përballë Veliajt në Tiranë

Lapsi.al 11 April 2019
Koço Kokëdhima shpall kandidaturën përballë Veliajt

Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” ai tha se sfidon Veliajn për kryetar të kryeqytetit, pasi ai është model i Rilindjes.

“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv.

Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, - tha Kokëdhima.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI