Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.
“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizon të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetin e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka banditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë” – tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministrave të qeverisë.
“Në 48 orë, shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët, por njerëz ordinerë në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndomtë ministrin e Brendshëm, ka qenë kryetar i bordit në kohën e gjeneral kanabisit të Noriegës së Shqipërisë, kryetar i bordit të aviacionit civil.
Për të mbushur xhepat e çante kokën. Del Bellushka e lidhur këmbë e kryer me shefen e saj të kabinetit Bushi, me Riformaton se ata nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. Këtu nuk ka përgjegjësi përveç kinezit, që unë nuk e di nëse ka apo nuk kanë përgjegjësi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht dhe një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”, - theksoi Berisha.