I ftuar në Ora News, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas dhe deklaratat e mëpasshme të krerëve të qeverisë për ti ikur përgjegjësisë.
Sipas Berishës, përgjegjës kryesor është Autoriteti i Aviacionit Civil, kryetar bordi i të cilit ka qenë ministri aktual i brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Se përgjegjësia e kinezit dhe ata nuk njohin asnjë përgjegjësi. Ministër i brendshëm ka qenë kryetar bordi i Autoritet të Aviacionit Civil kur ka qenë gjeneral kanabisi pranë Noriegës së Shqipërisë. Xhepat i mbushte por nuk çau kokën në asnjë moment. Del ndrikulla Belushka, e lidhur këmbë e krye me Eno Bushin, me Riformaton, se ata nuk kanë përgjegjësi,. Se këtu asnjë nuk ka përgjegjësim, përveç kinezit, që unë nuk mund të them që nuk kanë. Të hetohen. Por përgjegjësia është e Autoritet të Aviacionit Civil. Kemi një shtet të falimentuar", u shpreh Berisha.