Drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato, është shkarkuar nga detyra këtë pasdite. Mësohet se vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, i cili aktualisht shërben si shef i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.
Qato pritet të transferohet në institucionin e Akademisë së Sigurisë të Policisë. Ndërkaq, i porsaëmëruari në pozicionin e drejtorit të policisë së Elbasanit, Muça, është një emër i njohur për publikun e gjerë, si drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, në 7 gusht të vitit 2009 në Durrës. Në këtë operacion mbetën të vrarë katër oficerë policie.