Flash

Kryemadhi për grabitjen në Rinas: Qeveria është bërë palë me krimin

Lapsi.al 11 April 2019
Kryemadhi për grabitjen në Rinas: Qeveria është

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës të së shtunës. Sa i takon grabitjes së të martës ajo u shpreh se shteti ka rënë dhe qeveria është bërë palë me krimin. Sipas saj aeroporti i Rinasit atakohet sa herë kriminelët duan dhe sa herë duhen para për t'u bërë gati para zgjedhjeve.

“Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt sepse aeroporti i Rinasit paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë ju duhet për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që ju duhen para për t'u bërë gati para zgjedhjeve.

Qeveria në vend të marrë përgjegjësit u ikën përgjegjësive, me një sjellje që i dekurajon qytetarët, duke i dhënë mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbrojtur nga qeveria.

Qytetarët  e thjeshtë ndihen të pasigurt, sepse nuk është larguar asnjë nga detyra ose të jetë thirrur ndonjë nga prokuroria. Ndërkohë arrestohen ata që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Të gjithë ja hedhin fajin njëri-tjetrit duke bërë deklarata boshe. Sa herë që kriminelët hyjnë dhe duan të grabisin është bërë e qartë dështimi i qeverisë. Kësaj qeverie që nuk përfaqëson qytetarët, por përfaqëson bandat", u shpreh Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI