Flash

Sot Kuvend, opozita në protestë simbolike duke 'shitur' mandate deputetësh

Lapsi.al 11 April 2019
Sot Kuvend, opozita në protestë simbolike duke 'shitur'

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një aksion para parlamentit ku janë vendosur me pankarta e banderola kundër qeverisë.

Nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Sot u betuan tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend.

Të këshilluara

Tepelenë, digjet makina e shefit të krimeve

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tepelenë sot rreth orës 5 të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”. Mësohet se makina i përket shefit të krimeve, Gentian Sh...

08:55

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI