Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Siguria e aeroportit përtokë/ Zbulohet kompania që merr 2.5 milionë euro për ta ruajtur

Lapsi.al 11 April 2019
Siguria e aeroportit përtokë/ Zbulohet kompania që merr 2.5

Grabitja e dytë e parave që transportonin bankat me avion jashtë vendit ka hapur debate për sigurinë e aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit.

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë, ka realizuar një qarkullim vjetor prej 309 milionë lekësh, rreth 2.5 milionë euro në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare të bilancit, një shumë kjo që është arkëtuar me qëllim që firma të garantojë sigurinë në aeroport, për të cilin ka të angazhuar 152 punonjës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Skandali/Zbulohet dokumenti që bën përgjegjës Sandër Lleshin për sigurinë e areoportit 

FOTO/ Ushtria “pushton” aeroportin e Rinasit 

Skandali/Zbulohet dokumenti që bën përgjegjës Sandër Lleshin për sigurinë e areoportit 

Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me pothuajse 20%. Fitimi para taksave ishte rreth 37.5 milionë lekë, me një normë fitimi prej 12%.

Ndërsa në raport me vitin 2014, të ardhurat e kompanitë janë rritur me 30%.

Sipas përshkrimit në bilanc, ICTS Albania ushtron aktivitetin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe ofron shërbime konsulence sigurie.

Portret/ Misteri i 8 milionëve që mori me vete Admir Murataj 

Detajet/ Admir Murataj nuk njihej sepse kishte bërë operacion plastik 

ICTS Albania është krijuar në vitin 2005 dhe është 100% në pronësi të ICTS Europe dhe ka si objektiv ofrimin e shërbimeve të sigurimit të aviacionit, detar etj, shkruan monitor.

Ndonëse i ka rritur të ardhurat vit pas viti, për të dytën herë, kompania përgjegjëse për sigurinë në Rinas ka dështuar të ndalojë vjedhjen brenda ambienteve të aeroportit. Në 30 qershor 2016 u grabit një makinë e blinduar që transportonte paratë drejt avionit, ndërsa dy ditë më parë, grabitësit arritën të futeshin deri në barkun e avionit.

Shoqëria që menaxhon me koncesion aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport, në tetor të vitit 2016, sipas njoftimit zyrtar të saj u morr 100% në zotërim nga China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong. shkruan monitor.

Por, ndërkohë, zyrtarisht, sipas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit,  aksioneri i vetëm i Aeroportit Ndërkombëtar në vend, që prej 11 nëntorit 2016 është Real Fortress Private Limited. Kompania është e krijuar dhe rregullohet nga ligjet e Singaporit dhe sipas të dhënave në internet është krijuar në 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON WAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore, e cilatashmë menaxhon koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI