Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

FOTO/ Kjo është maska e përdorur nga grabitësi Admir Murataj i vrarë në Rinas

Lapsi.al 10 April 2019
FOTO/ Kjo është maska e përdorur nga grabitësi Admir Murataj

Grabitja e së mërkurës në Rinas ishte mendur në detaje. Gjithçka ndodhi në më pak se 5 minuta në një koordinim perfekt. E vetmja gjë që deri tani duket se ka shkuar keq është vrasja e 40-vjeçarit Admir Murataj.

Ky i fundit ishte një nga grabitësit që kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë maskimi. Për të humbur gjurmët dhe ngatërruar hetuesit ai kishte vendosur një maskë silikoni në kokë. Maska që përdori ai gjendet lehtësisht në internet dhe kushton bashkë me transportin vetëm 33 dollarë.

Në një grabitje që përfundon me 8 milionë euro, një çmim i tillë është i papërfillshëm. Maska të tilla përdoren shpesh nga grabitësit në raste të ngjashme. Nga burime të lapsi.al pranë grupit të hetimit, mësohet se Murataj e kishte lidhur maskën që të puthitej sa më mirë me kokën e tij.

Përveç fytyrës ajo mbulon edhe qafën dhe një pjesë të gjoksit. Murataj mbante edhe antiplumb poshtë këmishës, por plumbi i marrë në kokë ishte fatal për të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI