Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Emrat/ Cilat janë 2 murgeshat që humbën jetën sot në aksident në Shkodër (VIDEO)

Lapsi.al 10 April 2019
Emrat/ Cilat janë 2 murgeshat që humbën jetën sot në

Në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, bëhet me dije se dy personat që humbën jetën janë murgesha nga Kosova të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbetur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë 778 RA ku udhëtonin 3 murgesha.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa shoqja e tyre Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. Fouristrada ka tentuar që të frenojë, por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar.

Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. 5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-10-at-4.07.13-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI