Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot grabitjen që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit. Ai ka shkruar në "Twitter" se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar. Sipas tij e gjithë përgjegjësia i takon kësaj kompanie. Më tej ai shton se shteti do të marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme të aeroportit.