Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Grabitja në Rinas, reagon Meta: Cënim i sigurisë kombëtare, ngjarje e përsëritur

Lapsi.al 10 April 2019
Grabitja në Rinas, reagon Meta: Cënim i sigurisë kombëtare,

Grabitja një ditë më parë në aeroportin e Rinasit nxori në një konferencë të posaçme pasditen e sotme Presidentin e vendit Ilir Meta.

Nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të përgjergjshmërisë.

Ai solli në vëmendje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në maj të vitit 2018, ku presidenti thotë se ka ngritur mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin 'Nënë Tereza'.

Sipas Metës, në atë mbledhje ai thotë se ka ngritur edhe cështjen e magësive në akses dhe koordinim të Policisë së Shtetit për ndërhyrjen e duhur në rast rreziku.

"Kemi ngritur një sërë shqetësimesh për grabitjen. Kemi vënë re mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në rast rreziku. Shqetësimet u mbështetën dhe nga përfaqësues të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat iu janë përcjellë zyrtarisht anëtarëve të Sigurisë Kombëtare. Në detyrat që janë ngarkuar, është kërkuar ngritja e punës për trajtimin e gjithçkaje për grabitjen në Rinas. Në këto kushte, si president i Republikës e konsideroj ngjarjen e djeshme cenim serioz të Sigurisë Kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. Ndaj iu kërkoj të gjitha agjencive ligj-zbatuese, që të gjejnë autorët. Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Të nxirren dhe evidentohen përgjegjësitë mbi çdo institucion dhe person për këtë ngjarje që mund të kishte pasur pasoja edhe më fatale mbi qytetarët tanë. Prokuroria të hetojë jo vetëm ngjarjen, por nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo personi që nuk ka kryer detyrën. Presidenca në këtë mënyrë është në shërbim të organit të akuzës për të vënë përpara përgjegjësisë çdokënd që ka përgjegjësi për grabitjen”, tha Meta.

Të këshilluara

Fier, përfshihet nga flakët një makinë

Një makinë tip “Reno”, në pronësi të kompanisë “Abcom” është përfshirë nga flakët në lagjen “Sheq  i Madh” në Fier. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë...

15:26

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI