Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein thotë se reforma zgjedhore mund të bëhet edhe në kushtet aktuale të Parlamentit. Deklaratat ai i ka bërë gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Kombëtar për Integrim Europian në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Fleckenstein realizimi i kësaj reforme duhet të bëhet nga mazhoranca dhe ‘opozita e re’. Ndër të tjera zyrtari europian u shpreh i kënaqur që ky qëndrim i BE-së është përkrahur edhe nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer gjatë vizitës së tij në Tiranë një ditë më parë.
©LAPSI.al