Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Fevziu bën humor me 6 milionë turistët e Blendi Klosit

Lapsi.al 10 April 2019
Fevziu bën humor me 6 milionë turistët e Blendi Klosit

"Se ku i gjeti Shqipëria 6 milionë turistë, kur unë sapo erdha nga Panamaja që i kishte rrugët plot me vizitorë dhe deklaronte vetëm 4 milionë"? Kështu ka thënë Blendi Fevziu i ftuar në emisionin e pasdites Rudina për të treguar aty aventurat e udhëtimit të tij buzë kanalit të famshëm që ndan dy kontinentet. Duke u nisur nga ajo që ka parë moderatori e konsideroi të pabesueshme shifrën zyrtare të qeverisë shqiptare për sezonin e kaluar turistik.

Dy ditë më parë Fevziu organizoi një emision për shtimin e vizitorëve në Shqipëri dhe imazhin e vendit. Aty ministri Bleni Klosi mbrojti shifrën e 6 milionë turistëve të vitit që shkoi. Me sa duket batuta ironike e gazetarit që është edhe një udhëtar i paepur ishte një kundërpërgjigje për ato që Klosi tha në "Opinion".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI