Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Ramën s'e mbajnë nervat tek AFP: Krimi, krimi, krimi...Kemi krim sa vendet e BE

Lapsi.al 10 April 2019
Ramën s'e mbajnë nervat tek AFP: Krimi, krimi, krimi...Kemi krim

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dha një intervistë për agjencinë franceze, duke theksuar se paqartësia e BE-së ndaj angazhimit në rajon po e dëmton Ballkanin Perëndimor. Teksa afrohen zgjedhjet e Parlamentit Europian, disa vende, sidomos Franca, kanë zbehur shpresat për anëtarësim.

Rama thotë për AFP se mungesa e qartësisë do ketë pasoja në Ballkanin e brishtë. Madje Rama tha se pikërisht Brukseli e ka fajin për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në këto komente. Sipas tij, nëse do ishin liberalizuar vizat me Kosovën, nuk do kishim vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbë.

Rama rezervoi edhe një paralajmërim nëse BE vendos të nisë negociatat me Maqedoninë Veriore, duke lënë pas Shqipërinë. Sipas tij, kjo do ishte një “verbëri monumentale në këndvështrim strategjik”.

AFP shkruan se refreni i Brukselit për Shqipërinë është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por Rama thotë se fokusi tek krimi është ‘i fryrë’ dhe përdoret për të justifikuar vonesat në fillimin e negociatave.

“Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi një problem me krimin, por jo më shumë se disa vende që janë madje anëtare të Bashkimit Europian,” tha Rama.

Ai përfundoi duke thënë se dëshira për të ardhmen brenda BE nuk është zvogëluar në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI