Betohen tre deputetë të rinj të Parlament. Pasi është konkluduar se KQZ ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, tre deputetë nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike nga listat e 2017 kanë bërë betimin në seancën e sotme plenare.
Tre deputetët e rinj janë Korab Lita, nga lista e Tiranës, Arlind Çarçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.
Me tre deputetët e rinj, numri i ligjvënësve në Kuvend shkon në 102.