Flash

Ushtria në aeroport, Rama: Kështu ndodh edhe në Paris, Venecia, Frankfurt dhe Amsterdam

Lapsi.al 11 April 2019
Ushtria në aeroport, Rama: Kështu ndodh edhe në Paris, Venecia,

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij personale në “Instagram” kundrejt kritikave të shumta ndaj urdhërit të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaxhka, për vendosjen e forcave të ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”, pas grabitjes së bujshme të së martës të sasisë së konsiderueshme prej 8 milionë euro.

“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – ka shkruar Rama, bashkëngjitur një serie fotosh që tregojnë forcat e sigurisë në aeroporteve ndërkombëtare të vendeve evropiane të lartpërmendura në citim.

Të këshilluara

Tepelenë, digjet makina e shefit të krimeve

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tepelenë sot rreth orës 5 të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”. Mësohet se makina i përket shefit të krimeve, Gentian Sh...

08:55

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI