Flash

45-vjeçarja bie nga kati i dytë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Lapsi.al 11 April 2019
45-vjeçarja bie nga kati i dytë, dërgohet në gjendje

Një 45-vjeçare nga fshati “Poshnje” në Urë Vajgurore ka rënë nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtrirë pa ndjenja në oborrin e banesës së saj private.

Rrëzimi i gruas nga ballkoni i katit të dytë është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë si dhe kanë njoftuar policinë. Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Burime të Spitalit Rajonal të Beratit bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë, të cilët po marrin më pyetje të gjithë ata banorë të fshatit, që kanë dijeni rreth ngjarjes.

Ende nuk bëhen zyrtarisht të ditura nga policia shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as fakti nëse gruaja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht apo nëse e kanë shtyrë nga ballkoni. 45-vjeçarja Zamira Xhaxhaj jetonte vetëm me dy fëmijët e saj, 13 dhe 10 vjeç në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje. Bashkëshorti i saj, Ardian Xhaxhaj mësohet se ka emigruar prej disa muajsh jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI