Flash

Albin Kurti: Prej Kosovës po ikin njerëz të ndershëm dhe jo kriminelët

Lapsi.al 11 April 2019
Albin Kurti: Prej Kosovës po ikin njerëz të ndershëm dhe jo

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngritur në parlamentin e Kosovës problematikën e largimit të njerëzve nga vendi. Sipas tij, Kosovën nuk po e lënë kriminelët, por njerëzit e ndershëm.

Ai përmendi rastin e ikjes së prokurorit Elez Blakaj, duke u shprehur se ai iku nga kryeministri dhe qeveria.

“Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delawie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn”, tha ai.

Albin Kurti theksoi se Kosova duhet që të forcojë sigurinë, rendin dhe sundimin e ligjit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI