Flash

Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka

Lapsi.al 11 April 2019
Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit Arben Ndoka.

Mësohet se janë sekuestruar 300 mijë metër katror tokë në bregdet dhe apartamente.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Ish-deputeti i PS-së u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Sipërfaqet ndodhen konkretisht në vendet e njohura si “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh, sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Të këshilluara

Merre me të qeshur, Rudina!

Nga Astrit Patozi Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të...

18:35

Breshëri 'zbardh' Tiranën (FOTO)

Edhe pse jemi në pranverë, moti nuk ngjan të jetë për këtë stinë. Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin që prej fillimit të kësaj jave. Ndërkohë sot p...

17:35

Sherr me armë mes të rinjsh në Durrës

Një konflikt mes disa të rinjsh në qytetin e Durrësit ka përfunduar me të shtëna armësh. Raportohet se prej kësaj ngjarje që ka ndodhur në lagjen 17, në hyrj...

17:20

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI