Flash

Soreca: Shqipëria të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura

Lapsi.al 12 April 2019
Soreca: Shqipëria të forcojë kapacitetin e institucioneve të

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka kërkuar rezultate të prekshme për pavarësinë e institucioneve. Gjatë takimit me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Soreca tha se Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, pasi janë instrumente për plotësimin e prioriteteve kyçe të vendosura nga BE.

“BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit parlamentar dhe kemi parë dhe hapat që janë ndërmarrë për forcimin e këtij mekanizmi. Raportimi i kreut të Kuvendit tregon këto gjëra që kanë ndodhur. Por është e rëndësishme të arrijmë rezultate të prekshme. Kërkojnë një angazhim të fortë politik e teknik. Institucionet e pavarura janë kyçe për zhvillimet demokratike dhe mishërimin e vlerave të BE. Institucionet e pavarura janë instrumente për progresin e reformave apo prioriteteve kyçe që ne i monitorojmë”, tha Soreca.

Sipas Soreca-s, duhen trajtuar boshllëqet në kuadrin legjislativ si dhe duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në funksionimin e institucioneve.

“Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, nevoja për të trajtuar boshllëqet në kuadrin legjislativ dhe mënyrën si funksionojnë buxhetet dhe burimet njerëzore. Thelbësore për BE është që parlamenti dhe qeveria të marrin masat e duhura për punën e mëpasshme të rekomandimeve për institucionet e pavarura. Inkurajojmë ta ruani qasjen gjithëpërfshirëse”, deklaroi ambasadori i BE.

Të këshilluara

Alarm për bombë në parlamentin grek

Policia greke të premten në mëngjes mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim. Telefonuesi tel...

08:38

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI