Një aksident ka ndodhur në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. 2 persona kanë mbetur për pasojë të plagosur rëndë. Në aksident është përfshirë vetëm një makinë tip ‘Fiat’, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Prej aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej brenda makinës tip “Fiat”.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, i panjohur është dhe identiteti i personave të përfshirë në të. Ndërkohë forca të shumta nga policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e mundshme të asaj që ka ndodhur.