Flash

Rama takim me Tsipras-in në Kroaci, pritet të diskutohet çështja e kufirit detar

Lapsi.al 12 April 2019
Rama takim me Tsipras-in në Kroaci, pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot në Dubrovnik një takim me homolugun e tij grek, Alexis Tsipras. Sipas mediave greke, dy kryeministrat do të bisedojnë mbi çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Rama dhe Tsipras gjenden në Kroaci që prej ditës së djeshme si pjesëmarrës të punimeve të Samitit të 9-të ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur ndryshe si “Iniciativa 16 + 1”. Në këtë forum biznesi të sivjetshëm janë mirëpritur kompani kineze dhe evropiane.

Shqipëria merr pjesë në forum përkrah katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Greqia janë shtetet e tjera evropiane pjesëmarrëse. “Samiti 16+1” u themelua në vitin 2012 si një formë për të promovuar biznesin dhe investimet reciproke mes Kinës dhe 16 vendeve evropiane.

 

Të këshilluara

Alarm për bombë në parlamentin grek

Policia greke të premten në mëngjes mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim. Telefonuesi tel...

08:38

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI