Flash

Policia shoqëron një prej grabitësve të dyshuar të 8 milionë eurove në Rinas

Lapsi.al 12 April 2019
Policia shoqëron një prej grabitësve të dyshuar të 8

Shtetasi me iniciale M.H është shoqëruar nga policia si një prej grabitësve të dyshuar për ngjarjen e të martës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve paraprake, personi i shoqëruar ka shërbyer më parë si efektiv i Policisë së Rinasit.

M.H dyshohet se u ka dhënë informacione grupit të grabitësve, duke i udhëzuar për mënyrën se si funksionon skema e sigurisë në Rinas. Deri në këtë pikë të hetimit, mendohet se në grabitje janë përfshirë më shumë se 5 persona, njëri prej të cilëve mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

I vetmi grabitës i identifikuar është Admir Murataj, konsideruar si “truri” i grupit edhe në tri grabitjet e mëparshme të blindave që transportonin paratë e bankave të nivelit të dytë jashtë vendit.  Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI