Flash

Shehaj: Miliona euro të harxhuara për projekte fasadë, 2-3 orë shi përmbytën qytetin e Vlorës

Lapsi.al 12 April 2019
Shehaj: Miliona euro të harxhuara për projekte fasadë, 2-3

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar pas përmbytjeve që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës prej reshjeve të shiut. Sipas tij, investimet në Vlorë janë bërë vetëm në fasadë, ndërsa investimet në infrastrukturën e brendshme të qytetit janë vjedhur nga kompanitë kliente të qeverisë dhe Bashkisë Vlorë.

“Në Vlorë është përmbytur biblioteka. Është përmbytur edhe një pjesë e madhe e qytetit. 2-3 orë shi i hoqën bojën strategjisë së fasadave. Dhjetëra miliona euro janë harxhuar në Vlorë për projekte fasadë, ndërsa ato pak investime në infrastrukturën e brendshme të qytetit janë vjedhur nga kompanitë kliente të qeverisë dhe Bashkisë Vlorë.” – shkruan Shehaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI