Flash

(FOTO) Mbi 100 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 12 April 2019
(FOTO) Mbi 100 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në

Policia e Romës ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Bëhet fjalë për plot 100 kilogramë hashash, 40 kilogramë marijuanë dhe 3.5 kilogramë kokainë që iu gjetën në banesë.

Policët e kanë pikasur shqiptarin teksa përpiqej të fshihte një çantë në bagazhin e motorit dhe provoi të largohej me shpejtësi sapo vuri re praninë e tyre.

I bllokuar pas një ndjekjeje të shkurtër, atij iu gjetën 6 kilogramë hashash dhe disa tufa çelësash. Në banesë më pas iu gjet edhe sasia e madhe e drogës.

Shqiptari i arrestuar tashmë gjendet në burgun Regina Coeli, në pritje të procesit hetimor.

Image

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI