Flash

Opozita cakton një tjetër protestë të madhe

Lapsi.al 23 March 2019
Opozita cakton një tjetër protestë të madhe

Pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve, Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar të mbahet me 13 prill, ndërsa si kohë është përcaktuar jo paraditja si në protestat e tjera, por pasditja duke nisur nga ora 18:00.

Selia blu dhe aleatët e tjerë opozitarë do të vijojnë gjithashtu rezistencën paralelisht edhe me protesta të tjera në ditët kur Kuvendi do të mbajë seancë plenare.

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00, ndërsa pas diskutimeve u vendos që në muajin prill, qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit e opozitës të ftohen sërish në shesh për të kërkuar  zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI