Flash

Gazetarja shqipare ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

Lapsi.al 23 March 2019
Gazetarja shqipare ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

Gazetarja e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj ndërron jetë në moshën 27-vjeçare. Rashiti humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një goditje në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur media kosovare e cila përmes një njoftimi, shprehu ngushëllimin  për 27-vjeçaren.

Gazetarja e medias online Qendresa Rashiti Hulaj ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI