Flash

Bardhi: Për Kongresin u bënë shpenzime marramendëse, por as administrata nuk doli

Lapsi.al 23 March 2019
Bardhi: Për Kongresin u bënë shpenzime marramendëse, por as

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, është shprehur në News 24 se për Kongresin e sotëm të PS, qeveria ka shpenzuar shuma marramendëse.

Sipas Bardhit, as punonjësit e administratës për të cilët u tha se u kërcënuan me vendin e punës, nuk iu përgjigjën ftesës së qeverisë për të marrë pjesë në Kongres.

“Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagandistik, një mbledhje partie që tentuan ta kthejnë në shfaqje, e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fajlim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, siç bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi.

Ajo që Rama transmetoi tregon se ka një problem me veten e logjikën. Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi çmojmë se Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve.” – u shpreh Bardhi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI