Flash

Rama sfidë opozitës: Gati për zgjedhje të parakohshme, por me një kusht

Lapsi.al 23 March 2019
Rama sfidë opozitës: Gati për zgjedhje të parakohshme, por

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar opozitën se nëse ata fitojnë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale është i gatshëm për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Mos harroni se ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik. Hajdeni ta miratojmë. Pastaj ne e votojmë vetë në parlament. Nëse ju fitoni një bashki më shumë ju them se jemi gati për zgjedhje të parakohshme”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI