Flash

Fatos Nano nuk i shkon Ramës në Kongresin e PS-së

Lapsi.al 23 March 2019
Fatos Nano nuk i shkon Ramës në Kongresin e PS-së

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin e saj 3 muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.  Punimet u hapën nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla. Më pas folën disa ministra dhe kryebashkiakë. Kryeministri Edi Rama pritet që ta marrë fjalën gjatë eventit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet rikonfirmimi i Erion Veliajt për Tiranën.

Ajo që ra në sy deri më tani është mungesa e liderit historik të PS-së, ish-kryeministrit Fatos Nano. Ndonëse dje u raportua se Nano do të merrte pjesë në Kongres, ai nuk është parë sot në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Delegatët do të përshëndeten edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon, eurodeputja që luajti rol të rëndësishëm për liberalizimin e vizave të Shqipërisë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Krim në familje, burri mbyt gruan në Gramsh

Krim në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit. Mësohet se ...

09:35

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI