Flash

Me Fatos Nanon në sallë, PS mbledh sot Kongresin

Lapsi.al 23 March 2019
Me Fatos Nanon në sallë, PS mbledh sot Kongresin

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10 Kongresin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ketë rreth 8 orë diskutime.

Është parashikuar të flasin një numër i madh ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish etj.

Pas regjistrimit të delegatëve, Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

Një nga të ftuarit në Kongres është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI