Flash

Reagon Presidenca: Pse iu dha nënshtetësi shqiptare indianëve të kërkuar për mashtrim

Lapsi.al 22 March 2019
Reagon Presidenca: Pse iu dha nënshtetësi shqiptare indianëve

Presidenca ka sqaruar për herë të parë arsyet se pse dy biznesmenët indianë të arrestuar për mashtrim, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, përfituan shtetësinë shqiptare.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron, se:

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”.

Të këshilluara

Tiranë, zjarr i madh në kodrat e Selitës

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja është në orët e pasdites vonë këtë të premte. Mësohet se 3 zjar...

18:35

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI