Flash

Mbërrin në Kosovë trupi i 7-vjeçarit shqiptar të vrarë në Zvicër (VIDEO)

Lapsi.al 23 March 2019
Mbërrin në Kosovë trupi i 7-vjeçarit shqiptar të

Në Zvicër në mesditën e së enjtes është vrarë 7 vjeçari Ilias Mahmuti.Familjarët e fëmijës, jetën e të cilit e shoi një grua e moshuar, pasi e qëlloi me thikë disa herë, kanë pak informacione rreth krimit në Basel, njofton Klan Kosova.

Ata kanë konfirmuar se nuk kanë asnjë problem në Zvicër me ndonjë familje, derisa edhe gruaja 75-vjeçare e ka pranuar se nuk e ka njohur djalin ose familjen e tij.

Familja Mahmuti tha për “klankosova.tv” se sot në ora 08:00 të mëngjesit në Prishtinë do të mbërrijë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, ku do të varroset në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ndërkohë, të shtunën do të mbahet një marsh nga shqiptarët në shenjë solidarizimi me familjen e Kosovës.

Të këshilluara

Krim në familje, burri mbyt gruan në Gramsh

Krim në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit. Mësohet se ...

09:35

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI