Flash

Ahmetaj për rrethimin e Kuvendit nga protestuesit: Çdo të bëjnë, do të na rrahin?

Lapsi.al 23 March 2019
Ahmetaj për rrethimin e Kuvendit nga protestuesit: Çdo të

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i ftuar në News 24, ka treguar për emocionet dhe mendimet e tij për rrethimin që i bëhet parlamentit nga protestuesit në çdo seancë plenare. Sipas Ahmetajt opozita mungon në parlament, pavarësisht zënkave mes palëve.

Sa i takon tentativave të protestuesve për të hyrë në parlament, Ahmetaj ngre një pyetje: "Çdo të bëjnë, do të na rrahin?", duke shtuar se deputetët janë në rrugë çdo ditë.

“Emocioni i parë keqardhje që opozita nuk është. Zihemi e sherrosemi, por është pjese e rëndësishme në parlament. Plus ka burra e gra të mëncur që debatojnë mirë. Kam vlerësim për shumë, por nuk po hyj në emra.

Ndjesia e dytë, si mundet që PD të sjellë njerëz të rrethojë parlamentin. Flisja me shumë policë atë ditë, kisha një ndjesi të rëndë, që njerëz fyenin e godisnin policinë. Tentojnë të cajnë kordonin, po c’do të thotë do hyni të na rrihni ne? Po ne në rrugë jemi cdo ditë. Ja u futën brenda, cdo bëjnë? Do nxjerrin deputetët jasht? Po ku e keni parë këtë ?

Ndjesia e tretë, mendoj sa dëm i bëhet Shqipërisë për atë imazh që krijohet. Dëmi është i madh, në ekonomi, në imazh në aspiratat për BE. Këto janë tre ndjesitë e vërteta, aspak politike.” -tha Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI