Në mbyllje të Kongresit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi edhe deklaratën e Presidentit Ilir Meta, të bërë disa ditë më parë, ku shprehej se do të vetësakrifikohej si Salvador Allende, me qëllim që në vend të mos instalohej një juntë, për shkak të krizës politike.
“Pas fjalës së kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga presidenca, besoj se edhe presidenti është qetësuar, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s . Dhe besoj së është qetësuar për ëndrrat e këqija që kish parë para pak ditësh”, u shpreh Balla.
I pyetur mbi deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të PD, i cili e komentoi ndryshe sfidën e kryeministrit për opozitën, Balla tha se deklarata e kryeministrit Edi Rama ishte shumë e qartë.
“Rama ishte shumë i qartë ftesa jonë për opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje ishte shumë kuptimplotë. Të marrin pjesë në zgjedhje nëse marrin një bashki më shumë se ne, të shkojmë pastaj në zgjedhje” – tha ai.