Flash

Rama sfidoi opozitën, Berisha revoltohet: Ta shporrim sa më parë kalbësirën

Lapsi.al 23 March 2019
Rama sfidoi opozitën, Berisha revoltohet: Ta shporrim sa më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së Ramës në Kongresin e PS, i cili i shpalli sfidë opozitës duke thënë se "nëse opozita fiton një bashki më shumë se ne, shkojmë në zgjedhje”.

Sipas Berishës ky është një kushtrim tjetër për opozitën dhe shqiptaret. Ai sheh si të vetmen zgjidhje për sistemin politik, largimin sa më parë të Edi Ramës nga pushteti.

“Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren! Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje”, eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret. Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme.

Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren! sb”, shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI