Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e nisi ditën e 7 Marsit në një takim me mësuesen e tij kujdestare dhe mësuese të tjera të Tiranës.
Basha u shpreh se mësuesit nuk mbyllin dot muajin me pesionet e tyre. Sipas tij, Shqipëria i ka një borxh të madh atyre.
“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe forminin e brezave të ardhshëm”,- tha Basha.
Ndërsa më herët në një shkrim në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha shprehu mirënjohjen dhe urimet e tij për çdo mësues.
“Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime”.



