Flash

I dënuar me 6 vite burg në Itali, 65-vjeçari arrestohet në Fier

Lapsi.al 7 March 2019
I dënuar me 6 vite burg në Itali, 65-vjeçari arrestohet në

65-vjeçari Kujtim Xhufi, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Sipas policisë, i arrestuari  rezulton i dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Kryetari i gjykatës godet avokaten

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një video, në të cilën shfaqet Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke goditur fizikisht avokate...

21:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI