Flash

Danielsson-Ramës: Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të na bindur

Lapsi.al 7 March 2019
Danielsson-Ramës: Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që erdhi në Tiranë pas krizës politike mes palëve, ku opozita vendosi të djegë mandatet, është takuar sot me krerët e politikës, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje për krizën.

Përmes një statusi në Twitter ai thotë se është takuar me kryeministrin Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur. Danielsson sqaron se i ka kërkuar prova bindëse kryeministrit shqiptar për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendsë në favor të Shqipërisë.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. # Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur ?? #Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”,- shkruan Danielsson.

Mësohet gjithashtu se pas Ramës i dërguari i BE-së do të takohet edhe me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI