Flash

Danielsson: Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t'i çojë palët drejt dialogut

Lapsi.al 7 March 2019
Danielsson: Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t'i

Drejtori i zgjerimit në BE Christian Danielsson është shprehur se pas takimeve me dy liderët politikë të vendit nuk ka parë asnjë shenjë apo lëvizje që do t’i mund t’ çojë ata drejt një tavoline të përbashkët diskutimi.

Pas takimeve me Bashën e Ramën, Danielsson deklaron se nuk ka pika takimi, e kësisoj një marrëveshje mes palëve duket diçka krejt e largët. “Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t'i çojë ata drejt dialogut".

 Por sipas zyrtarit të BE-së, kritika i duhen drejtuar opozitës për zgjedhjen e një akti ekstrem siç ishte dhe lënia e mandateve. Danielsson ka mbajtur të njëjtën linjë të drejtuar tashmë nga Evropa.

“Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t'i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendin. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitën kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-së. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërproduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e  rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësim madh për ne.”-tha Danielsson.
 

Të këshilluara

Rama thirrje qytetarëve: Na vini në provë

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, i kërkoi qytetarëve që t'i dërgojnë shqetësimet e tyre në këtë adresë. Ram...

11:59

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI