Flash

'Regjimi i Ramës ka mbaruar', Basha flet për një formulë që zgjidh krizën

Lapsi.al 7 March 2019
'Regjimi i Ramës ka mbaruar', Basha flet për një

Për Lulzim Bashwn formula që i jep zgjidhje krizës politike në vend është hetimi i dy dosjeve të shumëpërfolura, 339 dhe 184.

Ndërsa iu përgjigj interesit të medias, në përfundim të takimit me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në BE, Christian Danielsson, Basha tha se opozita e bashkuar e konsideron regjimin e Edi Rama të mbaruar, si një kufomë që pret të kallet.

“Do dialogojmë brenda opozitës, hapat e mëtejshëm. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet. Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar,  shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecet dhe opozita e ka për detyrë të konkretizojë këtë rrugë, me vizionin që edhe në Shqipëri të ndërtohen ato praktika ku respektohet dinjiteti, nuk shkelen të drejtat, ku qeveria e parlamenti janë në krah të njerëze, jo kundër njerëzve. Për këtë duhet një reformë e thellë kushtetuese, një reformë e re elektorale por mbi të gjitha duhet vullneti politik. Hetim i plotë i dosjes 339 dhe 184, dhe çuarja para përgjegjësisë e politikanëve që kanë vjedhur votat, janë po aq të rëndësishme se sa ndryshime në ligj që shkruhen e nuk zbatohen” - tha Basha, i cili shtoi se Shqipëria nuk mund të shkojë në Europë si Venezuela.

“Donikaprelizimi i drejtësisë e ka shndërruar atë në bisht dhelpre për Edi Ramën. Ndaj është e rëndësishme zbardhja e plotë e dy dosjeve hetimore, këto dy dosje vërtetojnë se jemi autokraci, me një parlament të zgjedhur nga krimi dhe një kryeministër që është vegël e krimit të organizuar. Kështu nuk shkohet në BE, këtë e di unë, cdo qytetar, jam i bindur se këtë e di cdo europian.

Shqipëria s'mund të shkojë në Europë si Venezuela. Beteja jonë është një betejë për një Shqipëri Europiane, dhe aleat më të mirë nuk ka se PD e aleatët e saj dhe qytetarët e bashkuar me të cilët do të vijojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë" - theksoi Basha.

Të këshilluara

Rama thirrje qytetarëve: Na vini në provë

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, i kërkoi qytetarëve që t'i dërgojnë shqetësimet e tyre në këtë adresë. Ram...

11:59

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI