Flash

Biden i dërgon letër Thaçit: Ruajeni besimin, gjërat do të përmirësohen

Lapsi.al 2 March 2019
Biden i dërgon letër Thaçit: Ruajeni besimin, gjërat do

Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati i demokratëve për president të SHBA-së, Joe Biden ka lënë një dedikim të veçantë në letrën e dërguar Thaçit. Ai në fund të letrës ka shkruar me dorë një mesazh të qartë për Kosovën, ndërsa pohon se me ruajtjen e besimit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm.

“Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.

Presidenti Thaçi e ka shpërndarë në rrjetet sociale letrën e dërguar nga Biden.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. HTH”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nder të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.

Të këshilluara

Meta takim në Lezhë me Haradinajn

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në qytetin e Lezhës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto krahas...

16:51

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI