Kryeministri Edi Rama e anuloi takimin në Shkodër ditën e sotme mesa duket për t'u relaksuar.
Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke u çlodhur në një nga stolat pranë pallatit të Operas dhe Baletit në kryeqytet. Pranë tij ndodhet i ulur edhe një çift. Rama e ka cilësuar këtë fotografi si foton e ditës.
