Bujar Spahiu ka folur pas zgjedhjes si kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
“Ju sot më keni nderuar dhe njëkohësisht më keni vënë përpara një përgjegjësie të madhe. I lutem Allahut të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe,”-tha Bujar Spahiu pas shpalljes së rezultateve të votimit, duke theksuar se do te ruhet tradita e paraardhesve dhe KMSH do te jete pararoje e luftes kunder cdo ekstremizmi.
“Feja jone eshte feja e paqes dhe e shpreses dhe vendi yne ka me shume nevoje per paqe dhe shprese. Do te punojme per t’u dhene shprese njerezve”- tha Spahiu.
Ai mori 59 vota nga 87 pjesëmarrës në zgjedhje. Votat e tjera shkuan për Ylli Gurën dhe Myftiun e Lushnjes. Një ditë më parë u tërhoq nga gara Skënder Brucaj, i cili dyshohet se ishte nën presionin e Erdogan për shkak të lidhjeve me Fetullah Gulen.